Deri te premten moti i keq, Drejtoria Detare: Te merren masat e nevojshme

Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron një mot të keq nga dita e sotme deri të premten.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale Drejtoria Detare bën të ditur se moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI

Në datën 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet në datën 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse në datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpejtësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

ME TE LEXUARAT