Demokrati akuzon: 467 drejtues policie pjesë e elektoratit të Partisë Socialiste

Kliko per me shume info

Ish-deputeti Gent Strazimiri, duke iu kthyer dhunës barbare të ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, tha nga studio e Fax Neës se Dollapi është trajtuar si kriminel dhe se policia ka marrë masa ekstreme pa qenë nevoja.

 “Kjo që ka ndodhur me zotin Dollapi është jo vetëm totalisht e paligjshme, por edhe e pa justifikuar në asnjë lloj mënyre në asnjë rrethanë. Edhe në traditën tonë policia, Edi Rama, Leshi apo kushdo që janë zinxiri komandues i këtyre trimave që dalin edhe dhunojnë barbarisht njerëz në mes të rrugëve, nuk kanë bërë thjesht një shkelje ligjore…

Kliko per me shume info

Strazimiri e ka cilësuar apo ashtu të papranueshme dhunën e përdorur ndaj gazetarëve.

Po ashtu, duke falenderuar mediat për transmetimin e momentit të dhunimit të Dollapit, Strazimiri u shpreh se në qoftë se kjo dhunë do të kishte ndodhur jashtë kamerave reagimi do të kishte qenë ndryshe.

“Kjo dhunë mund të kishte ndodhur edhe jashtë kamerave dhe imagjinoni se cili do të kishte qenë reagimi i këtyre kriminelëve me uniform për të vërtetën e tyre mbi ngjarjen. Të cilët e filluan në këtë mënyrë dhe pas disa orëve hoqën dorë… është dashur edhe ndërhyrja e Presidentit të Republikës që Sahit Dollapi të marri mjekimin e nevojshëm.”

Ish-deputeti nuk ka nguruar të akuzojë qeverinë si përgjegjësen kryesore për vendosjen si drejtues policie, sipas tij, persona të cilët kishin punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve, ndërsa iu është drejtuar këtyre të fundit për dhunën ndaj Dollapit si “grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge”.

“Zoti Ristani i cili atëherë ka qenë drejtues i këtij komisioni ka publikuar një listë që të gjithë 467 drejtuesit e rimarrë dhe futur në polici janë pjesë e elektoratit të PS-së o në cilësinë e Komisionerit, o në cilësinë e vëzhgusit, o në cilësinë e numuruesit ose në cilësinë e financuesit dhe këto janë dokumente shtetërore. Edhe sikur të ishte kriminel Sahit Dollapi nuk duhet të ishte trajtuar në atë mënyrë, sepse këta janë thjesht një grup rrugaçësh që bëjnë thjesht sherr rruge.”. tha Strazimiri.

loading...