Gazetari: Kjo është gënjeshtra e fundit e kryeministrit Rama

Kliko per me shume info

Nëpërmjet një statusi në Facebook, gazetari Andi Bejtja është shprehur se gënjeshtra e thënë dje në Opinion, lidhur me gjyqin e Agon Channel, mund të jetë gënjeshtra e tij e fundit.

Sipas gazetarit, si çdo gjë tjetër dhe kësaj rradhe  opinion publik shqiptar u gënjye për diçka që tashmë është publike, edhe pse kryeministri zgjodhi të mos fliste për arsye kofidencialiteti.

Kliko per me shume info

Gjatë shkrimit të tij Bejtja shprehet se ky vendim I marrë për pagesën e 100 milionë euro, është I apapelueshën dhe i prerë.

Postim i plotë:

Një gënjeshtër tjetër e Kryeministrit në Opinion, ndoshta e fundit

Mbëmë, në një debat me Kryeministrin Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, e pyeta Kryeministrin nëse kishte dijeni në lidhje me një gjyq të humbur nga qeveria shqiptare me Agon Channel në një shumë mbi 100 miloin euro. Kryeministri u përgjigj se nuk mund të fliste për këtë pasi e pengonte një klauzolë konfidencialiteti. Jo vetëm unë por dhe shqiptarët nuk morrën një përgjigje. Madje sot po të flasim në gjuhë juridike, mund të themi se ishte një devijim i plotë nga e vërteta.

I pasqaruar mirë nga kjo përgjigje e Kryeministrit, jo vetëm unë por gjithë publiku Shqiptar, m’u desh për pak minuta të bëhem edhe jurist. U futa në faqen e ICSID dhe pashë nenet e Konventëës, e cila është e thjeshtë dhe e kuptueshme për këdo.

Si konkluzion, më rezulton që secila nga palët në arbitrazh është e lirë sipas vullnetit të saj të bëjë publike në çdo moment vendimin e gjykatës. Pra Kryeministri i vendit, nqs donte të ishte transparent me shqiptarët që fatkeqësisht do të paguajnë këtë dëm të vendosur nga Gjykata ndërkombëtare ICSID, i gjithi si pasojë e veprimeve dhe hakmarrjes së tij personale ndaj Agon Channel dhe biznesmenit Francesco Becchetti, kishte mundësi ta bënte këtë që mbrëmë.

Madje sipas Konventës, vendimi i arbitrazhit ICSID është një vendim përfundimtar, menjëherë i ekzekutueshëm dhe i pa apelueshëm në rrugë të zakonshme, përveç rasteve të jashtëzakonshme të lidhura me difekte të rënda procedurale dhe me formimin e rregullt të gjykatës, por që nuk aplikohen për rastin në fjalë.

Me sa duket kjo ishte një gënjeshtër tjetër nga shumë gënjeshtra të tjera që u thanë mbrëmë nga Kryeministri në Opinion.

Meqë nuk është problem konfidencialiteti ndoshta mund të kthehemi prap në Opinion, Kryeministri të sjellë vendimin me shifrën e detajuar përkatëse dhe të bëjmë transarencë në sy të opinionit public shqiptar.

loading...