Ky është shteti i parë në Azi që legalizoi martesat e së njëjtës gjini

Bota

Sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Tajvani është bërë i pari shtet në Azi që ka legalizuar martestat e së njëjtës gjini.

Lajmi vjen pas një votimi në parlament të premten.

Në vitin 2017, gjykata kushtetuese vendosi që çiftet e të njëjtit seks të kishin të drejtë të martoheshin ligjërisht.

Parlamentit iu dha një afat kohor prej dy vjetësh dhe iu kërkua të kalonin ndryshimet kushtetuese deri më 24 maj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qindra mbështetës të të drejtave të homoseksualëve u mblodhën në shi jashtë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Taipei, për të pritur vendimin historik.

Vendimi u mirëprit me britma gëzimi dhe përqafime megjithatë, nga ana e kundërshtarëve konservatorë pati kundërshtime.

Tajvani ka qenë lider për të respektuar drejtat e homoseksualëve në Azi, duke organizuar paradën vjetore të krenarisë së homoseksualëve në Taipei, ku marin pjesë grupe të LGBT-së nga mbarë kontinenti.

Burimi: BBC

ME TE LEXUARAT