Maskat vjedhin natën "Big Marketin" në Elbasan, marrin paratë

Aktualitet

Dy persona të maskuar grabitën një market në Elbasan në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 ne nje nga pikat e shitjes se Big Market.

Grabitësit morën më shumë se 200 mijë lekë të reja nderkohe qe pas ngjarjes, policia mbërriti në lagjen “5maji” dhe konstatoi shenja dhune në qepenat mbrojtës të derës.

Ende nuk dihet identiteti i pronarit të biznesit që ka rënë pre e grabitjes. Policia ka nisur hetimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

ME TE LEXUARAT