Meta: Rama e Basha ti thërrasin mendjes, po cojnë vendin në konfrontim civil

Aktualitet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje të fortë per zgjidhjen e krizës politike ne vend. Kreu i Shtetit theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim dhe për këtë palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoiste.

Meta tha se maxhoranca dhe opozita duhet të jenë të përgjegjshme dhe të vetëdijshme për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët. Palët e dinë shumë mirë se ç’duhet të bëjnë. Janë të vetëdijshëm për pasojat që duhet të kenë”, tha Presidenti Meta.

ME TE LEXUARAT