Gjykata e Posaçme i sekuestron “Audin” te fortit te Nikles

Aktualitet
Gjykata e Posaçme i sekuestron “Audin” te fortit te Nikles

Kete te merkure në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion i ka sekuestruar makinën e blinduar Durim Bamit. OFL më datë 8 shkurt, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sekuestroi në kushtet e emergjecës makinën e Bamit.

Më heret SPAK i dërgoi kërkesën Gjykatës kundër Korrupsionit për sekuestrimin e mjetit Audi, kërkesë e cila është miratuar sot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Durim Bami njihet si “i forti” i Niklës, emër që trazoi gjatë edhe politikën shqiptare.

Më 3 mars të 2015 Bami u arrestua nga policia pas akuzave të ish-deputetit Tom Doshi, i cili pretendoi se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Bamit. Sipas Doshit, vrasja e tij ishte porositur kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Në atë kohë, çështja u hetua nga Prokurorira e Krimeve të Rënda, por organi i akuzës ngriti akuzë “Kallëzim të rremë”. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.Po sot, OFL sekuestroi 6 automjete luksoze në Vlorë.

ME TE LEXUARAT