Masat parandaluese, ora e pare e mesimit ne shkollat e Kosoves iu kushtua koronavirusit

Aktualitet
Masat parandaluese, ora e pare e mesimit ne shkollat e Kosoves iu kushtua

KOSOVË

Ora e parë mësimore nëpër të gjitha shkollat e Kosovës sot iu kushtua masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nxënësit morën informacione lidhur me virusin Covid-19 si dhe u këshilluan se si të mbrohen ndaj tij.

Nëpër çdo shkollë po ashtu janë vënë posterët informues rreth masave parandaluese kundër koronavirusit.

Këto masa janë ndërmarrë me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Po ashtu, kjo ministri i ka udhëzuar drejtoritë komunale të arsimit që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

ME TE LEXUARAT