Protesta/Ambasada Amerikane lajmëron qytetarët: Mos u ekspozoni në vendet ku ka demostratë

Kliko per me shume info

Ambasada Amerika në Tiranë i ka lajmëruar ditën e sotme të gjithë qytetarët amerikanë të cilët jetojnë në Shqipëri të kenë kujdes dhe të shmangin vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës pritet që të jetë në datë 25 maj.

Nisur nga kjo, Ambasada Amerikane u ka kujtuar qytetarëve të saj protestat e 11 majit dhe 13 majit, ku protestuesit kanë përdorur bomba Molotov, shashka, kapsolla dhe pajisje të tjera shpërthyese.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që ajo ka kujtuar dhe gazin lotsjellës të përdorur nga ana e Policisë së Shtetit apo dhe ujin për të shpërndarë turmën.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Pikat që duhet të shmangen:


Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë)
Zyra e Kryeministrit (Tirana)
Ndërtesa të tjera qeveritare (Në të gjithë vendin)
Rrugët kryesore në të gjithë vendin


Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshme. Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën, disa demonstrues kanë përdorur pajisje shpërthyese dhe molotov.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së ju drejtohet që të shmangni të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Monitoroni mediat për përditësime.
Jini të vëmendshëm për mjedisin që iu rrethon
Mbani një profil të ulët

loading...