Rezultatet e Check-UP, ja dy sëmundjet nga të cilat vuajnë shqiptarët

Kliko per me shume info

Pas katër viteve të kontrollit bazë mjekësor në grupmoshën 35 deri në 70 vjeç, Instituti i Shëndetit Publik ka tashmë të dhëna konkrete mbi sëmundshmërinë e popullatës. Shqiptarët vuajnë nga vlera të larta të presionit arterial, apo ndryshe hiper-tensionit.
Shumica e pacientëve nuk e dinin këtë.

“1 në 7 rezulton me shifra të larta të presionit arterial. Në 251 mijë vetë që janë gjetur me hiper-tension, ka shumë nga ata që i zbulojnë për hertë të parë këtë. Afro 13-14 % e tyre. Kjo është e vlefshme edhe për shumë sëmundje të tjera, si diabeti, kolesteroli i lartë”, tha Prof. Dr. Mihal Tase, shef i shërbimit të sëmundjeve interne.

Kliko per me shume info

Problem mbetet edhe kolesteroli i lartë, apo yndyra në gjak siç njihet në popullatë. Sipas të dhënave të deklaruara nga Instituti i Shëndetit Publik.

1 në 4 qytetarë ka rezultuar me kolesterol të lartë, një sinjal ky se personi do të vuajë nga problemet kardiovaskulare. Nga të dhënat 4 vjeçare të ‘Check Up’ vihet re një prirje e popullatës për diabet. 1 në 6 qytetarë kanë rezultuara me vlera të larta të glicemisë, po kështu një pjesë e mirë e tyre nuk kishin dijeni. 73 mijë qytetarë kanë rezultuar në fazë prediabetike.

Kontrolli bazë mjekësor synon përkujdesje shëndetësore për të parandaluar që këto probleme shëndetësore të mos kthehen në sëmundje kronike për pacientët./top channel

loading...