Tiranë, kapet i kërkuari i dënuar me dhjetë vjet heqje lirie

Kliko per me shume info

Policia e Tiranes ka arrestuar një 52-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi rezultonte i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Mësohet se 52-vjeçari i arrestuar është shtetasi me inicialet F.M, 52 vjeç.

Kliko per me shume info

Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.

loading...