Tjetër klub i madh heq dorë nga Griezmann: Nuk na intereson!

Kliko per me shume info

Guardiola ka konfirmuar se Manchester City nuk është interesuar për të transferuar Antoine Griezmann.

Griezmann ka lajmëruar se do të largohet në fund të sezonit nga Atletico Madrid, por tashmë Barcelona mbetet në “pole position” për të nënshkruar me 28-vjeçarin.

Kliko per me shume info

Më parë edhe PSG-ja mohoi kontaktet për transferimin e Griezmannit.

Trajneri i Manchester City ka thënë: “Barcelona le të jetë e qetë, nuk jemi të interesuar në Griezmannin sepse s’mund ta transferojmë”.

Kujtojmë që klube të njohura si: PSG, Real Madrid, Bajerni i Mynihut dhe Manchester City janë interesuar për të nënshkruar me kampionin e botës.

loading...