Vendimi që ka marrë Sandër Lleshaj: Policët do të shpërblehen për protestën e 11 majit

Kliko per me shume info

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vendosur të shpërblej të gjithë punonjësit e policisë të cilët morën pjesë në protestën e 11majit.

Lajmi është bërë i ditur pak më herët, ku mësohet se Ardi Veliu drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me një urdher i cili mban datën 12 maj, një ditë pas protestës u kërkohet drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe atij të drejtorisë që të përgatisin listat e të gjithë uniformave blu që kanë qenë me shërbim në protestën e opozitës, pasi do të shpërblehen me një rrogë plus.

Kliko per me shume info

Edhe pse ene nuk ka asnjë hetim të hapur për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë, protestuesve apo dhe ndaj Sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapi, Ministri i Brendshëm Lleshaj ka vendosur të vlerësoj punonjesit e policisë.

Kujtojmë që nga të gjitha protestat e opozitës, ajo e 11 majit ishte më e dhunshmja.

loading...