Vendimi surprizë, PD rikthehet në KQZ një ditë pasi dërgoi komisionerët në KZAZ

Politikë

Partia Demokratike iu rikthye pa zhurmë punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas 3 muajsh bojkot.

Rikthimi i përfaqësuesve të opozitës erdhi bashkë me vendimin për të dërguar anëtarët e saj në zonat e administrimit zgjedhor (KZAZ).

Interesi i papritur per procesin zgjedhor të cilin kanë paralajmëruar se nuk do marrin pjesë për sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër, solli reagimin e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili u përplas me përfaqësuesin e demokrateve në komision, Njazi Kosovrasti.

Përplasja vjen një ditë pasi Partia Demokratike njoftoi se ka ndërruar mëndje dhe do të dërgojë anëtarët e saj në KZAZ-të të cilët tashmë janë plotësuar nga KQZ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të majtët e lexuan vendimin e demokratëve si tentativë për të bllokuar procesin, ndërsa partitë e reja opozitare si përpjekje e PD-LSI për t’u futur në zgjedhje kundër rregullave të lojës.

Vetë Partia Demokratike sqaroi aktin e saj me dokumentimin e shkeljeve të rënda që po i bëjnë procesit anëtarët e majtë të KZAZ-ve./top channel

ME TE LEXUARAT