Uncategorized

Dako në Prokurori, reagon PD: Lëvizje e Ramës për të hedhur hi

Pas marrjes në pyetje te Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi.

Ky i fundit shprehet se e gjitha është një skenar dhe lëvizje e Ramës për t’iu hedhur sy shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Reagimi i kryetarit të FRPD Belind Këlliçi:

Pas dy vjetesh heshtje dhe perpjekjesh per te shkaterruar cdo prove, prokuroria qenka kujtuar me ne fund te therrase akulloren e Rames, Dakon e Nices. Ne fakt nuk ka asgje te re! Eshte i njejti skenar sic beri me Saimir Tahirin! Pas presionit te opozites dhe atij nderkombetar, Rama vendosi ti beje nje dorezim te kontrolluar Dakos, ti hedhe hi syve shqiptareve & nderkombetareve dhe neser ta nxjerre te pafajshem.

Kjo manover deshperuese e Edi Rames mund ti sherbeje vec lajmeve te dites por nuk mund ta ndihmoje ate te zgjase pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund te genjeje me askend. Kjo prokurori e kapur eshte thjesht garanci per Ramen, per ti sherbyer krimit, politikaneve te lidhur me krimin dhe te korruptuarve, pra pushtetit te Edi Rames. Pa largimin e Edi Rames nuk mund te kete drejtesi, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk mund te kete Shqiperi europiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close