Sport

Guardiola lë shumë pas Mourinhon, ja trajnerët që kanë fituar më shumë trofe

Pas sukseseve me Bayern Munich dhe Barcelonën, Pep Guardiola po vazhdon dominimin edhe me Manchester City.

“Qytetarët” bëhen skuadra e parë angleze që ka fituar tripletën vendase me titujt e Premier League, Carabao dhe FA Cup.


Me triumfin në Kupën FA, Guardiola numëron titullin e 27 që nga sezoni 2008/09, kështu, spanjolli thellon edhe më shumë diferencën me ndjekësin e tij të parë, Jose Mourinho.

Më poshtë keni trajnerët që kanë fituar më shumë trofe gjatë dekadës së fundit:

Guardiola — 27 trofe

Mourinho — 13

Allegri — 13

Luis Enrique — 9

Zidane — 9

Ancelotti — 8

Simeone — 6

Benitez — 5

Klopp — 5

Van Gaal — 5

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close