Frike nga coronavirusi, Ludogorets zbret me maska dhe mjek ne Milano

Sport
Frike nga coronavirusi, Ludogorets zbret me maska dhe mjek ne Milano

Ka shqetësim te klubi i Ludogoretsit për transfretëm e Milanos të vlefshme për ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës, ku bullgarët do të luajnë ndaj Interit. Masat e para u morën nga UEFA që mbylli dyert e stadiumit për këtë sfidë.

Gjithsesi drejtuesit e Ludogoretsit kanë shtuar sigurinë: bashkë me ta ka udhëtuar një mjek epidemolog, ndërsa menjëherë pas kthimit në Bullgari, i gjithë stafi do të t’i nënshtrohet analizave në Akademinë Mjekësore Ushtarake. Me kërkesë të mjekut janë blerë 150 maska për të garantuar sigurinë si dhe do të minimizohet kontakti me të huajt.

ME TE LEXUARAT