Gënjeu KQZ-në, është i dënuar, deputeti Jenishehri rrezikon të humbasë mandatin

Kliko per me shume info

Pasi u betua këtë javë në Parlament, kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri është një ndër deputetët më të rinj të parlamentit të Shqipërisë por dhe më i vjetri në moshë.

Megjithatë Jenishehri rrezikon ta humbasë mandatin pasi dyshohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë.

Kliko per me shume info

Ai ka ardhur nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës. Megjithëse kaloi pak kohë, derisa të merrte mandatin e deputetit ai e kishte paralajmëruar. Jenisheri kërkonte nga kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha që t”i rikonstruktonte godinën e partisë së tij, pasi në rast të kundër do të pranonte të merrte mandatin.

Në KQZ, ai dorëzoi formularin e dekriminalizimit dhe këtë të enjte mori mandatin. Selami Jenisheri rrezikon ta humbë sërish mandatin pasi ka gënjyer në deklarimet e bëra në formularin e dekriminalizimit. Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Sipas Neës24 në vendimet e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër dhe vendimin e gjykatës së lartë konfirmojnë dënimin e deputetit.

Pra megjithëse ka një vendim të formës së prerë, në formularin e dekriminalizimit, Jenisheri thotë se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tashmë topi i kalon seksionit të dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme dhe më pas komisionit qendror të zgjedhjeve. Kreu i partisë së pensionistëve shqiptarë, Selami Jenisheri me shumë mundësi do të jetë deputeti që qëndroi më pak në sallën e parlamentit.

loading...