Policia greke zbardh emrat e shqiptareve, "mbreter" te 1.2 ton kokaine

Aktualitet
Policia greke zbardh emrat e shqiptareve, "mbreter" te 1.2 ton kokaine

Policia greke ka zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar për trafik droge në Greqi. Sipas policisë greke, Aleksandër Pemaj, Sandër Pema, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim

Preçi janë shqiptarët e rënë në pranga gjatë operacionit të kryer mëngjesin e kësaj të shtune. Po ashtu, mësohet se kryetari i bandës ishte Aleksandër Pemaj, i cili ka qenë edhe më herët i dënuar nga drejtësia për krime të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u arrestuan në Astakos në Mesologji të Greqisë, teksa po sistemonin drogën në banesë. Autoritetet greke thonë se hetimet për këtë bandë ishin nisur që prej 6 muajsh, ndërsa kanë paralajmëruar edhe arrestime të tjera.

Gjatë operacionit u sekuestrua 1.2 kokainë e pastër, 231.000 euro, 3 pistoleta,1 kallashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë.

ME TE LEXUARAT