A ka ndonjë marrëveshje me Ramën? Përgjigjet hapur Basha

Kliko per me shume info

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marrëveshje me Edi Ramën. Kreu demokrat përsëriti se ai nuk do të bëjë kurrë pazare me të dhe se largimi nga posti i kryeministrit i Edi Rames është kusht i pengociueshme.

“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sobvranit për të djegur mandatet.

Kliko per me shume info

Kjo ndodhi! Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi I tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira”, deklaroi Basha.

Në fund, ai shtoi se bashkimi i shqiptarëve me opozitën ka tmerruar Edi Ramën dhe oligarkët pranë tij, të cilët i quajti me termin ‘grabitqarë’.

loading...