Edhe deputeti i ri i opozitës kërkon dorëheqjen e Ramës pas akuzës së rëndë

Aktualitet

Deputeti i ri, Erion Piciri kërkon largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nëse vërtetohet që mazhoranca ka rënë dakord për t’i paguar 110 milionë euro biznesmenit Françesko Beketi. Sipas tij, një qeveri duhet të jetë model integriteti dhe respektuese e të drejtave universale të njeriut dhe jo abuzues me bizneset dhe individet qe funksionojne ne territorin e administruar prej saj.

“Nese vertetohet se Shqiperia ka rene dakord te paguaje 110 milion euro demshperblim sipermarresit Becchetti, per veprimet arbitrare ndaj tij, qeveria duhet te bjere, vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme dhe te fillojne hetimet per abuzim me pushtetin. Nuk ka qene pjese e kontrates arroganca, abuzimi dhe humbjet marramendese ne buxhet si pasoje e keqqeverisjes. Qeverite mund te mos bien kur ua kerkojne kundershtaret, por duhet te shkojne tek zgjedhesit te rilegjitimohen, kur shkelin kontraten dhe u sjellin humbje interesave publike”, shkruan Piciri në një postim në Facebook.

Piciri pranoi të bëhej pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve nga Partia Demokratike, që gjithashtu kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

ME TE LEXUARAT