Aksident në Ballsh, mjeti përplas këmbësorin

Kliko per me shume info

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Fier ku një makinë me drejtues shtetasin me inicialet G.M., 26-vjeç, banues në Ballsh ka përbplasur një këmbësor.

Sipas njoftimit të Policisë si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë I.M., 48-vjeç I cili nuk ka mundur t’iu shpëtojë plagëe të marra.

Kliko per me shume info

Ja informacioni paraprak i policisë

Sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

loading...