Arrestohet 44- vjeçari shqiptar, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Aktualitet

Një 44-vjeçar është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë për llogari të drejtësisë së shtetit fqinj.

Policia e Beratit në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit , Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” pasi në bashkëpunim më persona të tjerë shqiptarë dhe italianë kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT