"Dorëzohet" Meta: Ja pse nuk mund ti ul në tryezë Ramën e Bashën

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka treguar edhe arësyen pse nuk mund ti ulë në tryezë liderët politikë për zgjidhjen e krizës në vend.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e qendrës Marshall, Meta theksoi se vendi po kalon një krizë të rëndë ndërsa shtois e nuk mund të ulë në tryezë dy njerëz kur njëri thotë nuk ulem me Ramën kryeministër ndërsa tjetri që thotë se 30 qershori do të jetë një ditë suksesi edhe pa opozitën.

Kreu i shtetit theksoi se ka qenë gjithnjë i gatshëm për të shfrytëzuar hapësirat e tij ligjore dhe kompetencat që ka në zgjidhjen e krizës në të mirë të vendit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT