Foshnja e nxjerrë mizorisht nga barku i nënës, hap sytë

Kliko per me shume info

Brenda një spitali në Çikago, një fëmijë lufton për jetën e tij. Foshnja është në kujdes intensiv dhe është njoftuar se ndodhej në gjendje të rëndë, pasi ai ishte nxjerrë dhunshëm nga barku i nënës së tij e cila u vra në mënyrë agresive, shkruan CNN. 

Në foto, marrë të dielën duket fëmija që po mbahet nga babai i tij Yovany Lopez. Foshnja është e lidhur me tuba të ndryshëm dhe duket se është në gjumë në krahët e babait të tij. Rreth orës kur fotografia u mor, fëmija hapi sytë.

Kliko per me shume info

“Ne vetëm po luteshim dhe luteshim dhe ai hapi sytë dhe babai i tij tha: O Perëndia im, ai hapi sytë”!

Nëna e tij u vra muajin e kaluar pasi u josh në shtëpinë e një gruaje në Çikago e cila i premtoi ti jepte rroba të lira për foshnja.

Policia thotë se Ochoa-Lopez ishte mbytur dhe foshnja e saj ishte nxjerrë dhunshëm nga barku.

Trupi i saj u gjet në kanalin e plehrave në oborrin e shtëpisë. Policia arrestoi dhe akuzoi tre vetë për vrasjen e kobshme.

Garcia thotë se vendi është bashkuar në mbështetje të familjes.

“Ndjehesha sikur isha duke shikuar një film të frikshëm kur dëgjova për këtë. Ishte vërtet keq”, tha Garcia, i cili është anëtar i kishës Metodiste të Bashkuar Lincoln në Çikago.

loading...