Gazetarja: Gjermania do të vendos kushte shtesë për Shqipërinë

Kliko per me shume info

Ndërkohë që jemi në pritje të  të publikimit të proces-raportit të Bashkimit Evropian, duket se hapja e negociatave është ende një temë e nxehtë jo vetëm në vendin tonë por dhe mes Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial në Bundestag.

Ndërsa socialdemokratët kërkojnë çeljen e menjëhershme të negociatave, Unioni Kristiandemokrat dhe Krsitiansocial e kanë lënë për në shtator datën e trajtimit të kësaj teme.

Kliko per me shume info

Korrespodentja e Deutsche Ëelles në Berlin, ka treguar se në Bundestang ende nuk është sqaruar kjo temë dhe është një klimë nervozizmi për marrjen e vendimit nëse Shqipërisë dhëe Maqedonisë së Veriut do ti happen negociatat.

Ndër të tjera sqarohet se ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këmbëngul se tani është momenti që duhet votuar për çeljen e negociatave për dy shtetet Ballkanike, pasi, së pari çdo vendim tjetër do të sillte një humbje të besimit të Ballkanit tek BE, së dyti, dy shtetet, veçanërisht Shqipëria, i kanë plotësuar të gjitha kushtet. E së treti, sinjalet pozitive që do të dërgohen nga ky vendim do të sigurojnë stabilitet në rajon.

Por CDU/CSU janë të mendimit se nuk do të ketë kohë për të marrë një vendim nga 26 maji deri në 4 qershor dhe e kanë shtyrë atë për në shtator.

Teksa zyrtarisht thuhet se koha e pamjaftueshme për diskutim është arsyeja e shtyrjes, korrespondetja shprehet se CDU/CSU kanë disa rezerva sidomos për Shqipërinë, e për këtë mund të kërkojnë edhe kushte shtesë.

Me gjithë këtë klimë nervozizmi të paraqitur në Budenstag, duket se drita jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë mund të jetë ende larg.

loading...