Kriza politike, Meta: Nuk mund të ul dikë që thotë se 30 qershori do jetë sukses

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme edhe për krizën politike ku ndodhet vendi.

Gjatë fjalës së tij, Meta u është përgjigjur të gjithë atyre që thonë se përse kreu i shtetit nuk i ul Ramën dhe Bashën në tryezë për të zgjidhur ngërçin.

Kliko per me shume info

Sipas presidentit nuk mund të ulen dy njerëz, njëri që thotë se 30 qershori do të jetë histori suksesi, e tjetri thotë që nuk ulem deri me këtë se është kryeministër.

‘Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund t’i shmangemi, duhet të sillemi me përgjegjësi, jemi vend i NATO-s, kemi detyrim të garantojmë sigurinë dhe si një vend që dëshiron të çelë negociatat.

Pasi vendi pësoi 1997 u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme.

Në vitin 2008 për dy ditë ia hoqëm të gjitha vidat Kushtetutës dhe kaluan nga sistemi parlamentar te sistemi i mbyllur partiak. Kjo është e vërteta për situatën që kemi sot.

Dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por sistemi ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata.

Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses’, tha gjate fjales se tij, presidenti Ilir Meta.

loading...