Meta flet pa dorashka: Reforma në drejtësi një dështim, kush urdhëroi EURALIUS të dilte kundër meje?!

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta eshte shprehur tepër i ashpër në lidhje me Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar jo vetëm të pasuksesshme, por edhe kërkoi ndërhyrje emergjente për daljen nga kriza institucionale ku ndodhet vendi.

Kliko per me shume info

“Po bëhen tre vite i miratimit të reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve”, u shpreh Meta. Ai ishte ne debatin e Shoqates Marshall, me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Sipas Metës, Reforma në drejtësi do të ketë sukses vetëm kur në Shqipëri të ketë më tepër investime nga vendet e zhvilluara si SHBA, apo vendet e BE.

Gjatë fjalës së tij, Meta sulmoi edhe EURALIUS, duke kërkuar edhe një organizëm tjetër që do të ndihmojë Shqipërinë.

“Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Dhe EURALIUS i con përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike.

Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Eurlaius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane. Këto historikë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera”, tha Meta, duke shtuar se “Jam President, nuk e di kur do të ketë Gjykata e Kushtetuese”.

Duke folur për zgjedhjen e krizës politike, Meta theksoi se nuk mund të ulë në një tryezë Ramën me Bashën, të cilët kanë qëndrime ekstreme.

“Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në një tavolinë 2-3 njerëz që njëri thotë se nuk ulem me atë kryeministër, apo me tjetrin që thotë 30 qershori do të jetë një ditë e madhe për demokracinë”, u shpreh Meta.

Pjesë nga fjala e Presidenti Meta
Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund t’i shmangemi, duhet të sillemi me përgjegjësi, jemi vend i NATO-s, kemi detyrim të garantojmë sigurinë dhe si një vend që dëshiron të çelë negociatat. Pasi vendi pësoi 1997 u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme. Në vitin 2008 për dy ditë ia hoqëm të gjitha vidat Kushtetutës dhe kaluan nga sistemi parlamentar te sistemi i mbyllur partiak. Kjo është e vërteta për situatën që kemi sot. Dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata. Ne do të flasim për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. I jam shmangur publikisht. Por po bëhen tre vite i miratimit të reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve. Të vijmë te rasti i Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së në 2016 dhe 2017, që është institucioni kryesor. Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Dhe EURALIUS i con përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Eurlaius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane. Këto historikë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera. U bëjm të qartë kujdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta dhunojnë, as Presidenti dhe asnjë ambasador, diplomat apo komisioner. Në fillim të tetorit i kam dënuar drejtorit për zgjerimin Denilson që jemi pa gjykatë Kushtetuese. Prandaj kam kërkuar një mision zbatimi të reformës për të garantuar që kjo është histori suksesi për ne dhe për ju.

loading...