Për një arush! 3 vjeçari bllokohet në makinën e lodrave

Kliko per me shume info

Një nënë e tre fëmijëve e la djalin e saj vetëm për disa momente për t’u kthyer më pas dhe për ta gjetur atë brenda një makine me lodra. Fëmija kishte hyrë në makineri me shpresën për t’i dhuruar vetes së tij një arush tedi, shkruan sot, Dailymail.

Natalie Draper, 37 vjeç, mori djalin e saj tre-vjeçar, Noa, në një qendër tregtare në Mansfield, Nottingamshire, dje për ta argëtuar atë.

Kliko per me shume info

Zonja Draper e la Noan me një mik për disa minuta për të çuar vëllanë e tij binjak në tualet, por pasi u kthye një grua iu drejtua me vrull duke i thënë se mos ndodhta djaloshi i mbyllur në makinë ishte djali i saj?

Pas dhjetë minutash, dhe përpjekjesh më në fund Noa mundi të bashkohej me nënën e tij dhe madje filloi edhe të qeshte me situatën.

Kompania e cila kishte në pronësi këto makina nuk ishte e vetë këndit të lojërave ndaj edhe qendra nuk kishte një çelës për hapjen e saj. Për këtë arsye punonjësit u detyruan t përdornin kaçavida dhe thika për ta hapur atë nga jashtë.

Nëna e 3 vjeçarit tregon se fatmirësisht ai doli pa kurrë farë dëmtimi dhe madje prej atij çasti ata nuk munden më të ndalin të qeshurën.

‘Gjithçka ai donte ishte një arush prej pelushi, do të mjaftonte të më kërkonte lekët, nuk kishte përse bënte diçka kaq ekstremë’, ka thënë 37 vjeçarja, Natalie

loading...