Dështimi i Brexit, dorëhiqet Theresa May: Pasardhësi im të gjejë konsensus

Kliko per me shume info

Kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar dorëheqjen nga detyra si pasojë e ngecjes së procesit Brexit.

“Tani është e qartë për mua se është në interesin më të mirë të Britanisë së Madhe për një kryeministër të ri që ta udhëheqë këtë përpjekje”, thotë ajo.

Kliko per me shume info

“Unë sot po njoftoj se do të jap dorëheqjen si udhëheqëse konservatore të premten më 7 qershor”, tha May.

“Unë jam dakord me kryetarin e partisë se procesi për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri do të fillojë në javën e ardhshme”, theksoi më tej May.

“Është një çështje keqardhjeje të thellë që unë nuk kam qenë në gjendje të finalizoj Brexitin”, tha më tej ajo.

“Pasardhësi im do të duhet të gjejë një konsensus. “Konsensusi do të jetë i mundur vetëm nëse ata në të dy anët e debatit bëjnë “kompromis”, theksoi Theresa May./lajmifundit.al

loading...