Shpërthim në Lyon të Francës: 13 të plagosur nga bomba me gozhdë e bullona

Bota

Një shpërthim ndodhi pak minuta me pare në një rrugë në qytetin francez të Lyonit. Si pasoje e ngjarjes kane mbetur te plagosur 13 persona.

Policia tha se shpërthimi ndodhi në cep të rrugës "Victor Hugo". Sipas policise pakoja shperthyese permbante "vida ose bulona" dhe u vendos përpara një furrë buke në cep të dy rrugëve popullore. Lajmin e kane bere me dije burimet e policisë për AFP.

Sipas tyre autori i dyshuar i ngjarjes ka qene nje person qe kaloi me biciklete ne vendin e shperthimit.

Një vajzë tetëvjeçare është në mesin e të lënduarve, sipas mediave franceze te cilat thane se qendra e qytetit është mbyllur nga policia, citon lajmifundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bombarduesi i dyshuar e kishte kokën të mbuluar dhe mbante syze të errëta, por u kap në sherbimi CCTV i kamerave, konfirmoi zëdhënësi i sindikatës së policisë Alain Bardelis.

"Ai kishte veshje të errët dhe pantallona të shkurtra Bermuda", shtoi oficeri duke shtuars e kamerat komunale e kane kapur ate në biçikletën e tij."

ME TE LEXUARAT