Policia shoqëron 7 protestues të opozitës

Kliko per me shume info

Edhe pse protesta e opozitës së bashkuar kaloi paqësore e pa incidente të dhunshme, policia ka nisur shoqërime të protestuesve të cilët janë kapur në shkelje të ligjit. Mësohet se rreth 7 protestues janë shoqëruar në ambjentet e komisiariatit numër 1 në Tiranë, pas incidenteve të shënuara para parlamentit në protestën e sotme të opozitës.

Drejt komisariatit është drejtuar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, si edhe përfaqësues të forumit rinor demokrat.

Kliko per me shume info


Ndërsa turma e protestuesve iu drejtua parlamentit, disa prej protestuesve ndezin zjarr, ndërsa qëlluan me sende të forta në drejtim të policisë, c’ka bëri që FNSH të kalojë në gatishmëri duke ndezur edhe autobotet e ujit për largimin e turmës.

Por ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili kërkoi nga protestuesit të mos përshkallëzonin më tej situatën duke dhënë mesazhe paqeje në protestë./balkanweb

loading...