Hidhen në treg euro të reja në qarkullim, ja cilat janë prerjet

Kliko per me shume info

Banka Qendrore Evropiane ka hedhur në qarkullim nga dita e sotme kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro-she. Këto kartëmonedha kanë elementë inovator sigurie dhe janë më të lehta për tu kontrolluar me metodën, prek-shiko dhe përthyej.

“Nga 28 maji, kartëmonedhat e reja janë në qarkullim në të gjithë eurozonën. Krahasuar me paraardhëset ato janë më kompakte dhe më praktike, ngjyrat e tyre janë më të shndritshme po ashtu…ato janë më të sigurta sepse kemi integruar elementë të rinj sigurie”, u shpreh ekspertja në BQE, Laure Lalouette.

Kliko per me shume info

Mbi shiritin e argjendtë një hologram satelitor tregon simbole të vogla të Euros që rrotullohen përreth numrit kur kartëmonedha përthyhet dhe bëhet më e qartë nën dritë direkte. Shiriti i argjentë tregon po ashtu edhe portretin e Evropës, motivin arkitekturor dhe një simbol të madh të Euros. Elementët e përmirësuara të sigurisë i bëjnë kartëmonedhat më rezistente ndaj falsifikimit.

Kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro-she, kompletojnë serinë Europa, që ka zëvendësuar gradualisht kartëmonedhat e para euro të lëshuara në 2002. BQE tha se kartëmonedhat e reja kanë të njëjtën lartësi me kartëmonedhën 50 euro-she ç’ka i bën ato më të përshtatshme, për tu procesuar nga makinat. Ato përshtaten më mirë në kuleta dhe janë më rezistente. Kartëmonedha 100 euro=she, është e treta më e përhapura pas atyre 50 dhe 20 euro-she./top channel

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here