Kosova merr vendimin për të arrestuarit e aksionit në veri të Mitrovicës

Kliko per me shume info

Të gjithë policëve të ndaluar në operacionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, më 28 maj, u është caktuar paraburgim prej 30 ditësh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë njëri nga avokatët mbrojtës, Nebojsha Vllajiq.

“Edhe policëve, edhe civilëve u është caktuar 30 ditë paraburgim, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati. Mbrojtja ka 24 orë kohë për të apeluar”, tha Vllajiq.

Kliko per me shume info

Gjatë aksionit policor janë ndaluar 19 zyrtarë policorë, prej të cilëve 11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë.

Të gjithë ata, që janë pezulluar nga detyra, dyshohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, krimit të organizuar, kontrabandës dhe marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Edhe dhjetë qytetarë janë ndaluar po ashtu, për shkak se kanë penguar zbatimin e operacionit policor.

Me vendim të gjykatësit në Mitrovicë të Veriut, gjashtë prej tyre janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

Gjatë aksionit është plagosur një zyrtar policor, derisa katër zyrtarë tjerë kanë marrë plagë të lehta.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here