Burri shpëton gruan që nuk po dilte dot nga deti, mbetet vetë në thellësi

Bota

Ngjarja ka ndodhur në një plazh të Riminit. Një 83 vjeçar nga provinca e Vareses humbi jetën në det pasi shpëtoi nga mbytja bashkëshorten e tij.

Gruaja kishte hyrë në një thellësi dhe rrymat detare e pengonin që të dilte jashtë.

Sipas dëshmive, 83 vjeçari i është afruar menjëherë bashkëshortes sapo ka dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe ka mundur ta shpëtojë atë, por sapo mbërriti pranë bregut pësoi një goditje në zemër që i shkaktoi vdekjen.

Ekipi i ndihmës së shpejt bëri të pamundurën për të shpëtuar të moshuarin por fatkeqesisht nuk ia doli te shpetonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti i të moshuarve prej 50 vitesh kalonte pushimet në këtë plazh të Riminit.a2cnn

ME TE LEXUARAT