Arrestohet në Maqedoni një funksionar i lartë i Partisë së Ali Ahmetit

Kosovë&Rajon

Arrestohet në Maqedoni funksionari i lartë i BDI-së.

Arrestimi i sekretarit shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike, Jahi Jahiu është bërë mëngjesin e sotëm me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar.

Policia ka kryer dhe kontrolle në banesën e tij. Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për një mitmarrje prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jahiu është një nga katër sekretarët shtetërorë nga radhët e BDI-së që u emëruan në qeveri.

ME TE LEXUARAT