Pasagjeri hap derën e emergjencës, kujtoi se ishte banja

Kliko per me shume info

Një pasagjer në avionin e linjës Britani – Pakistan në aeroportin e Manchester shkaktoi vonesa të mëdha pasi hapi derën e daljes emergjente, ndërsa donte të shkonte në banjë.

Avioni i “Pakistan International Airlines” ishte gati për t’u nisur nga Manchester, Britani e Madhe për në një Islamabad, të premten, por pësoi një vonesë prej shtatë orësh sipas linjës ajrore.

Kliko per me shume info


Dyzet pasagjerë ‘u derdhën” jashtë gjatë incidentit, pasi rrëshkitësja e daljes u hap automatikisht, tha PIA në një deklaratë.

Një zëdhënës i linjës i tha CNN se pasagjeri kishte hapur derën duke menduar se ishte banja, por gjithsesi të gjithë udhëtarët qenë të sigurt.

Aeroporti i Manchesterit refuzoi të komentojë për këtë incident.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here