Basha në prokurori për dosjen “Toyota Yaris”/ Gjykata belge kërkon dëshmin e kreut demokrat

Politikë

Një nga ngjarjet që tronditi politikën në Shqipëri ishte kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris.

Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjike dhe një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para, raporton top channel.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

ME TE LEXUARAT