Bayerni makineri golash, shkatërron Eintrachtin 5-2

Sport
Bayerni makineri golash, shkatërron Eintrachtin 5-2

Bayerni i Mynihut do të udhëtojë në mesjavë për transfertën me Borussian e Dortmundit me një avantazh prej katër pikësh ndaj rivales direkt për titullin e Bundesligës.

Suksesit të verdhezinjve 0-2 në fushën e Wolfsburgut, kampionët në fuqi iu përgjigjën me fitoren e thellë 5-2 ndaj Eintracht Frankfurtit në “Allianz Arena”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë stadium gjigant, por pa tifozë, bavarezët u shfaqën zotër të fushës, duke i dhënë drejtimin e duhur sfidës që në pjesën e parë me golat e Goretzkas dhe Mullerit.

Sapo nisi pjesa e dytë, Lewandowski e thelloi edhe më tej diferencën (3-0), por çuditërisht Eintrachti u kthye në lojë, duke shënuar dy herë brenda tri minutave me të njëjtin autor, Hinteregger (52’ dhe 55’).

Bayerni nuk u kap nga paniku dhe në minutën e 61-të Davies shënoi golin e 4-2, ndërsa në të 74-ën Hinteregger u ngatërrua me këmbët e tij, duke realizuar autogol.

Në minutat në vazhdim pati raste të tjera të pastra në të dyja portat, ku veçohet shtylla e Filip Kostic. U mbyll me rezultatin 5-2 kjo sfidë, me Bayernin që rivendos brenda pak orësh diferencën prej katër pikësh me Dortmundin ndjekës.

ME TE LEXUARAT