Kuq e Zinjtë kërkojnë fitore, sonte luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi

Kliko per me shume info

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte ndeshjen e radhës në “Elbasan Arena” ku përballë do të ketë Moldavinë.

Shqiptarët do kenë detyrim fitoren në kushtet ku pak ditë më parë u mposhtën në Islandë.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, trajneri italian ka menduar teknika të reja për të arritur te fitorja, e cila do të jetë shpresëdhënëse për të ardhmen.

Ndryshe nga Islanda, Moldavia nuk është një ekip fizik, kështu që do të ketë disa ndryshime në formacion. Megjithatë, skema mbetet sërish ajo e Reykjavikut, 3-5-2. Në portë konfirmohet Berisha.

Para tij pritet të vendosen Veseli, Ismajli dhe Dermaku, me këtë të fundit që është në balotazh me kapitenin e kombëtares, Mërgim Mavraj.

Mesfusha me 5 pritet të përbëhet nga Abrashi, Kaçe, Xhaka, Hysaj dhe Aliji. Maja e sulmit pritet t’i besohet Sadikut, që do ketë mbështetjen e Uzunit, i cili do të vihet në mbështetje të tij.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here