E dogji Vettingu, gjykatësi: Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Aktualitet

Kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha, i cili u shkarkua të hënën nga detyra, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Vjerdha, thotë se ai ka dalë kryenaltë nga ky proces, dhe e gjitha kjo është e ngjashme me persekutimin që i është bërë familjes së tij në kohën e komunizmit.

Ish-kryegjykatësi thekson se ai nuk ka vënë asnjë pasuri të paluajtshme gjatë 25 viteve që ka shërbyer në sistemin e drejtësisë, dhe gjithë çfarë ka janë trashëgimi nga nëna e tij, e cila ka qenë bije e familjes së persekutuar shkodrane Tafilica.

Ja reagimi i plotë i Vjerdhës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dashur miq!

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen që shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilen e ushtrova per 25 vite.

Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare. 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.

Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.

E përsëris se nga salla e vetingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qënë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Gjithçka tjeter është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që une kam përfaqësuar në gjyqesorin shqiptar.

Mos ndjeni keqardhje per mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranes.

Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

ME TE LEXUARAT