Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shtyllën, këmbësori përfundon në spital

Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë tek shkolla “Kushtrimi i lirisë” ku një preson ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve mjeti me drejtues shtetasin me iniciale I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës. I plagosuri është Ramazan Elezi,69- vjeç i cili ka marr lëndime në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Informacion Paraprak

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një një këmbësor R. E rreth 69 vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT