Në Tiranë kërkon shkarkimin, Rama i jep dorën Metës në Kosovë

Kliko per me shume info

Ndërsa në Tiranë, Kryeministri Edi Rama kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në Kosovë ku ndodhej ditën e sotme në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ka shtrënguar dorën me kreun e shtetit.

Në pamjet që shihni më poshtë, teksa Presidenti ka qenë duke biseduar me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, Rama është afruar drejt tij dhe i ka zgjatur dorën.

Kliko per me shume info

Gjithçka teksa Kryeministri shoqërohej nga ambasadori ynë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimet e para do të nisin sot në ora 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, ose thënë ndryshe partitë aleate të Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje e kreut të shtetit vjen në një kohë që Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e tij.

Ndërkohë në seancën e nesërme parlamentare do të zhvillohet pesë orë debat, lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here