Negociatat me Metën, Partia e parë e majtë që nuk neh 30 qershorin

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo është paraqitur në Presidencë për të zhvilluar bisedime me Ilir Metën mbi datën e re për zgjedhjet lokale.

PDS bëhet partia e parë e majtë që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

PDS është regjistruar gjithashtu në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje në datën e parë të përcaktuar nga Meta, por Milo tha të hënën në emisionin ‘Open’ se ndihet i shqetësuar se kriza e rëndë politike mund të shkaktojë një shpërthim social të pakontrolluar.

Më herët në Presidencë ishin partitë aleate të Partisë Demokratike për të diskutuar me Metën mbi datën e re të zgjedhjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dashamir Shehi theksoi se në takim nuk pati një propozim konkret, por data e re do të përcaktohet pas një marrëvesheje politike, nëse PS dhe PD do i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit.

ME TE LEXUARAT