Ngjarja në Lac, policia: 25-vjecari u shua në spital pas sherrit për parkimin

Aktualitet

Policia lokale ka informuar ne lidhje me ngjarjen e rende qe ndodhi ne Lac ku ka humbur jeten 25-vjecari. Ne njoftim thuhet se në afërsi të stadiumit në Laç - Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Viktor Shkorreti, 25 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasoje e nje sherri per parkimin e mjeteve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

ME TE LEXUARAT