Ngjarja në Vlorë, ja kush janë 3 të rinjtë e dënuar

Aktualitet

Tre persona janë vënë në pranga për vrasjen e djeshme të Argjil Gjokës.

Këta janë tre të rinjtë e arrestuar në Vlorë për vrasjen e administratorit të njësisë Kotë.

Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 19, 22 dhe 30 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin nga fshati Mavrovë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Foto te marra nga rrjetet sociale

Gjoka humbi jetën në sallën e operacionit në Spitalin e Vlorës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, njofton policia e Vlorës.

ME TE LEXUARAT