Nuk pranohet kërkesa e të pandehurve, refuzohet gjykimi i shkurtuar për Alizotin

Aktualitet

Është zhvilluar seanca e radhës e dosjes “Babale” ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës me të pandehur Ervin Salianjin, Fredi Alizotin, Jetmir Olldashin dhe Albert Veliu.

Gjatë seancës së sotme nuk janë pranuar kërkesat e të pandehurve që lidhen me përjashtimin e gjyqtarit të kësaj çështjeje, si dhe për thirrjen e Kryeministrit Edi Rama, ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Nuk është pranuar gjykimi i shkurtuar për Fredi Alizotin, pasi nuk mund të ndahej çështja.

Kujtojmë që gjyqtar i çështjes është Artan Gjermeni, dhe kjo çështje për arsye të ndryshme është shtyrë disa herë.

ME TE LEXUARAT