ONM kritika prokurorit të Dakos: Ke përdorur për 2 vjet një makinë të ardhur nga Anglia, pa e regjistruar

Aktualitet

Prokurori i dosjes së përfolur 339, Vladimir Mara, i cili është edhe kandidat për SPAK ka dale diten e sotme para vettingut.

ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe burimet janë të ligjshme, nuk ka fshehje.

Përfaqësuese i ONM, Theo Jacobs, e pyeti prokurorin: Ju keni përdorur për gati 2 vjet një mjet të ardhur nga Anglia, por pa e regjistruar atë. Ndërkohë që mjeti ishte çregjistruar në Britani. A i shkon kjo një prokurori?

Prokurori Mara: Makina ka ardhur në rrugë tokësore. Është regjistruar në TIMS. Unë kam marrë dhe prokurë nga kushëriri për përdorimin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë doja ta regjistroja, por vura re që nuk mund të udhëtoja me atë mjet. Kisha dy rrugë, ose ta ktheja pas (çka kushtonte shumë) ose t’i ndërroja anën e timonit. Unë e kam përdorur për një kohë shumë të shkurtër. Nuk kam pasur qëllim asnjë moment t’i shmangem ligjit, apo taksave.

ME TE LEXUARAT