Sot pjesë e LSI, Luan Rama bëhet nostalgjik për 28-vjetorin e PS-së (FOTO)

Kliko per me shume info

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka uruar të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste me rastin se 28 vjetorit të themelimit të kësaj force politike. Në mesazhin e tij, Luan Rama ka lënë pa përmendur vetëm kryetarin aktual të PS-së, Edi Rama, ndërkohë që vlerëson për kontributin Ilir Metën, Gramoz Ruçin dhe Pandeli Majkon.

Statusi i plotë:

Kliko per me shume info

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë tonë Socialiste shoqe dhe shokë socialistë!

28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që sakrificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Europiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike!

Respekt e mirënjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko!

Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishën e mbeten socialistë!”, thekson Luan Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here