Trafikonte mjete motorike, dënohet fieraku në Kakavijë

Aktualitet

Një 52-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Kakavijë për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë, shtetasi i arrestuar D.R., 52 vjeç, banues në fshatin Kashisht të Fier.

“Vijon operacioni FRONTEX. Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.Në kuadër të operacionit FRONTEX, ku ka për qëllimi monitorimin e kufirit dhe parandalimin e trafikimeve të paligjshme, nga patrullat e përbashkëta me FRONTEX, në vendin e quajtur “Mulliri”, në afërsi të vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, u kap shtetasi D.R., duke transportuar një motorçiklet.Pas verifikimeve të kryera rezultoi se motorcikleta ishte vjedhur në shtetin Grek.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër bënë arrestimin e shtetasit : D.R., 52 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme”-njofton policia.

ME TE LEXUARAT